United rikthehet të humbja, mposhtet nga Sociedad

PUBLIKUAR

Ronaldo dhe Harry Maguire startuan nga fillimi në këtë ndeshje. Bruno Mendes (59’) shënoi golin e vetëm në këtë takim që ia dha fitoren skuadrës spanjolle

Manchester United nuk e ka nisur mirë aventurën e tyre në Ligën e Europës pasi që kanë humbur ndeshjen e parë në këtë garë ndaj Real Sociedad.

Cristiano Ronaldo për një moment mendoi që shënoi gol në minutën e 36-të të ndeshjes, por goli u anulua pasi që gjyqtari anësor ngriti flamurin për pozitë jashtëloje.

Pas këtij goli, gjatë pjesës së parë nuk kishte më raste të tjera shënimi.

Pjesa e dytë fillon me një penallti për mysafirët.

Lisandro Martinez preku me dorë topin brenda zonës dhe pas rishikimit në VAR u dha penallti për mysafirët.

Nga penalltia gol shënoi Bruno Mendes në minutën e 59-të.

United ishin të pafuqishëm më në këtë ndeshje dhe rasti më ideal që ata të barazojnë ishte ai i Casemiros në minutën e dytë shtesë të ndeshjes.

Braziliani goditi fuqishëm por Alex Remiro e priti këtë goditje duke i shpëtuar skuadrës së tij tri pikë.

Real Sociedad me këtë fitore ka tri pikë, po aq sa Sheriff Tiraspol që janë në vendin e parë pasi që ata fituan kundër Omonias me rezultat 3-0. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...