United po punon për të gjetur zëvendësuesin e Pogbës, Tchouameni i pari në listë

PUBLIKUAR

Aurelien Tchouameni ka rënë në radarin e Manchester United.

Paul Pogba mund të mos e rinovojë kontratën me Manchester United, çka do të thotë se gjatë verës, do të largohet me parametra zero, me Juventusin dhe Realin favorit për të nënshkruar me francezin.

 

Kështu, United është hedhur në sulm për të gjetur zëvendësuesin e Pogbës dhe i pari në listë është sërish francez, Aurelien Tchouameni.

Mesfushori i Monacos është duke u ftuar rregullisht te Franca dhe i ka mahnitur të mëdhenjtë e Evropës.

Përveç United, ESPN raporton se lojtari po ndiqet edhe nga Real Madrid, PSG, Liverpool dhe Manchester City. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...