United ofertë për Di Marian dhe Khediran

PUBLIKUAR

united-ofert-euml-p-euml-r-di-marian-dhe-khediran_hd

Manchester United është duke bërë një ofertë të dyfishtë në adresë të Real Madridit, për Angel di Maria dhe për Sami Khedira.

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, dje zbuloi se të dy mesfushorët mund të largohen para se afati kalimtar të mbyllet.

Manchester Evening News thotë se menaxheri i United, Louis van Gaal, mund të provojë të transferojë të dy lojtarët në Old Trafford.

Madrid mësohet se është i gatshëm të pranojë një ofertë më të ulët se sa 20 milionë funte, sa e vlerësonte më herët Khediran.

Përfaqësuesi i United, Ed Woodward, tashmë ka zhvilluar biseda me drejtuesit e Madridit edhe për një marrëveshje 50 milionë funtëshe për Di Marian. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...