United, një ndeshje për t’u kujtuar

PUBLIKUAR

United, një ndeshje për t’u kujtuar

Manchester Unitedi ka bërë lojë të mirë në fitoren prej 3-0 kundër Hull Cityt për të filluar që të jetë konkurrent serioz për katër pozitat e para në tabelë.

Një dominim total i vendasve në pjesën e parë të përballjes, në të cilën shënuan dy gola.

Pas një harkimi nga këndi dhe dështimit të mysafirëve për të pastruar, Chris Smalling bëri që topi ta kalonte vijën fatale (16’).

Një tjetër intervenim jo i mirë i lojtarëve të Hullit, bëri që topi të shkonte te Van Persie, i cili e ktheu te Wayne Rooney dhe goditja e tij përfundoi në portë (42’).

Loja e mirë vazhdoi edhe në gjysmën e dytë, në të cilën Djajtë e Kuq sërish realizuan.

Robin van Persie shënoi golin e tij në këtë ndeshje (66’), i asistuar nga Ander Herrera.

Manchester Unitedi numëron 22 pikë dhe mban vendin e katërt në tabelë. Lideri Chelsea është dhjetë pikë larg (me një ndeshje më pak të zhvilluar).

As këtë mbrëmje nuk pati vend për anësorin shqiptar, Adnan Januzaj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...