Manchester United është në negociata me Ajaxin për të transferuar mbrojtësin Daley Blind.
Marca raporton se menaxheri i ri i United, Louis van Gaal, dëshiron të sjellë disa lojtarë holandezë në ekip për sezonin e ri.
Blind, 24-vjeçar, ka impresionuar me lëvizshmërinë e tij sezonin e kaluar për Ajaxin. Ai mund të luajë edhe në pozitën natyrale të mbrojtësit të majtë, por edhe si mesfushor defensiv.
Përveç Manchester United, për lojtarin e interesuar thuhet të jetë edhe Barcelona. /Telegrafi/



