United në gjysmëfinale të Carabao Cup

PUBLIKUAR

Manchester United është kualifikuar në gjysmëfinale të Carabao Cup duke fituar me rezultat 1-0 kundër Charlton Athletic. Antony (21’) shënoi golin e parë dhe pas tij shënoi edhe dy gola  Rashford (90’, 90+5)  

Manchester United ka arritur fitoren e tetë me radhë duke e mundur skuadrën e Ligës së Parë në Angli, Charlton Athletic dhe duke kaluar kështu në gjysmëfinale të Carabao Cup.

Pjesa e parë filloi me një dominim të Manchester derisa skuadra kundërshtare mbrohej.

Në rastin e parë, djemtë e Erik Ten Hag shënuan gol.

Fred bëri një pasim të mirë në drejtim të Antony i cili bëri një goditje të mirë më të majtën e tij për të shënuar gol në minutën e 21-të të ndeshjes.

Fred kishte një mundësi të mirë për të shënuar por që goditja e tij përfundoi afër shtyllës së djathtë të portës.

Në pjesën e dytë United shënoi edhe një gol tjetër, por që u anulua. Elanga shënoi në minutën e 50-të të ndeshjes por që u anulua për shkak të pozitës jashtëloje.

Alejandro Garnacho kishte rastin e radhës për United por ishte portieri që ia mohoi golin atij.

Në fund të ndeshjes, Rashford tregoi formën e tij të lartë dhe shënoi edhe dy gola në fund të ndeshjes.

Fillimisht ai shënoi gol në minutën e 90-të kurse në minutën e pestë shtesë shënoi edhe golin e dytë.

Kështu, ata kalojnë në gjysmëfinale bashkë me Newcastle që fituan me rezultat 2-0 kundër Leicester City në ndeshjen që ndodhi në të njëjtin orar. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...