Manchester United janë bashkuar Arsenalit dhe Juventusit në garën për të nënshkruar me futbollistin armen, Henrikh Mkhitaryan.
Mesfushori me tipare sulmuesi i Borussia Dortmundit është gati të largohet këtë verë pas refuzimit për të nënshkruar zgjatjen e kontratës me klubin gjerman.
Sipas Daily Mail, Arsenali ishin favoritë për të nënshkruar me reprezentuesin armen, por Juventus dhe tani Manchester United i janë bashkuar betejës për nënshkrimin e tij.


