“United është nën presion”

PUBLIKUAR

Djajtë e kuq e përfunduan sezonin 2017-18 me duar thatë, që do të thotë se pritjet do të jenë edhe më të mëdha nga Jose Mourinho për sezonin e ri

Nemanja Matic konsideron se Manchester United e ka vënë vetveten nën “presion” pasi që dështojë të fitojë një trofe gjatë 2017-18.

Djajtë e kuq përfunduan si të dytët në Premier Ligë, shkuan në finale të FA Cupës, por kanë mbetur pa fituar ndonjë trofe këtë vit.

“Kur ju nuk fitoni një vit, vitin tjetër do të jeni gjithmonë në presion. Ky është futbolli. Kur luani për një skuadër si Manchester Untied, është normale që të tjerët të presin më shumë nga ju gjatë një sezoni”, ka thënë mesfushori serb për ueb-faqen e klubit.

“Kur fitoni trofe është më ndryshe sepse ndiheni më mirë por gjeja më e rëndësishme është të shikoheni në pasqyre dhe të thoni që ne jepem më të mirë. Skuadra është e mërzitur pas dështimit në finale të FA Cup. Ne e dimë që e meritojmë më shumë por ky është futbolli. Kjo është finale – gjithçka mund të ndodh – kështu që mund të themi se ne duhet të fokusohemi në sezonin e ardhshëm”. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...