United ende s’po e rrit ofertën për De Jong – Barcelona kërkon minimumi 75 milionë euro

PUBLIKUAR

Ata kanë ofruar më shumë së 65 milionë euro plus bonuse, por Barcelona dëshiron së paku 75 milionë euro

Manchester united ende janë duke shikuar mundësitë për ta përforcuar skuadrën e tyre gjatë verës dhe Frenkie de Jong është njëri prej synimeve të tyre kryesor këtë verë.

Klubi i Premier Ligës është në bisedime me Barcelonën dhe lojtarin që kohë tashmë dhe po përpiqen që të nënshkruajnë me mesfushorin, por deri me tani këto bisedime nuk kanë sjell rezultatin që klubi ka kërkuar. Klubi anglez nuk e ka përmirësuar ofertën e tyre.

Fillimisht Manchester United ofrojë 60 milionë euro, me 20 milionë euro të tjera. Barcelona dëshiron më shumë se shuma fikse 65 milionë euro që u diskutua nga kontaktet që patën të dy klubet

Çmimi minimal i shitjes

Për ta marrë në konsideratë largimin e holandezit, Barcelona e ka vendosur çmimin minimal që është 75 milionë euro. Katalunasit paguan këtë shifër të Ajaxi për lojtarin në vitin 2019.

Barcelona do i qëndron karshi kësaj shifre dhe nuk e ka në plan që ta ulë atë. Manchester United, në anën tjetër, po përpiqen që të negociojnë çmimin më të mirë për shkak se ata e dinë situatën financiare të Barcelonës.

Por, Katalunasve nuk ju ngutet. Ata po bëjnë progres sa i përket problemit të pagave, por shitja e holandezit nuk do të thotë domosdoshmërisht që Robert Lewandowski do të sillet në klub.

Barcelona kështu po pret nga Manchester United që t’i përmbush kriteret e çmimit që ata kërkojnë apo ia kanë vënë De Jongut, kurse ata mandej duhet ta bindin lojtarin që të largohet për në këtë ekip.

“Jam në klubin më të madh në botë dhe ndihem mirë këtu”, është një ndër përgjigjet e fundit të De Jong. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...