Manchester United pritet që t’i përfundojnë transferet me nënshkrimin e Martin Dubravkas ku ata i shpenzuan 227 milionë funte gjatë kësaj vere
United e ka përkrahur Erik ten Hag në transfere duke shpenzuar shumë – duke i dhënë holandezit më shumë fonde se tërë menaxherëve të tjerë në histori të klubit – me Antony që është bërë prurja më e shtrenjtë nga Ajaxi. Megjithatë, ata nuk arritën që ta bindin De Jong që ta ndërrojë Barcelonën për skuadrën nga Old Trafford – pavarësisht së gjigantët katalunas e pranuan ofertën e tyre.
Gjatë verës ata pasuruan skuadrën me: Tyrell Malacia, Christian Eriksen, Lisandro Martinez, Casemiro, Antony dhe Dubravka, në mesin e të cilëve ka më shumë talente dhe janë zonat ku skuadra ka pasur nevojë të forcohet si në krah të djathtë dhe në qendrën e sulmit, por De Jong ishte prioritet i Ten Hag.
United nuk do të ndalet këtu pasi që do ta kërkojë holandezin edhe në afatet e tjera – por pritjet janë që nuk do të këtë më shumë blerje pas Dubravkas edhe pse Gapko është një tjetër lojtar që orëve të fundit po përflitet që të kalojë tek kjo skuadër.
Ten Hag ka shpenzuar më shumë së gjithë trajnerët e United në debutimin e tij. Në sezonin e parë Ole Gunnar Solskjaer shpenzoi 153 milionë funte, ku kishte thyer rekordin për ta blerë mbrojtësin Harry Maguire.
Megjithatë, nuk ishte një afat kalimtar perfekt për United – jo vetëm se ata priten shumë për t’i transferuar lojtarët, e cila gjë pati ndikim në startin e tyre katastrofik të sezonit. Mirëpo, Ten Hag është mbështetur shumë – me theks të veçantë në transferimin e Antony, i cili është lojtari i dytë më i shtrenjtë në histori pas blerjes së Paul Pogbas për 89 milionë funte.
Ten Hag mund të luajë me disa nga lojtarët e tij kur United do të luan kundër Leicester City më 1 shtator, tri ditë para se të luajë kundër Arsenalit në Premier Ligë. /GazetaExpress/


