United e dërgon Pogban në Dubai

PUBLIKUAR

Paul Pogba nuk do të luajë më futboll në vitin 2021.

Për të paktën gjashtë javë, mesfushori francez i Manchester United do të jetë jashtë fushës derisa do të rikuperohet nga një dëmtim muskulor i ndodhur gjatë stërvitjes me skuadrën franceze.

Pogba, megjithatë, nuk do të shërohet në vendin e tij dhe as nuk do të stërvitet në Angli: do ta bëjë këtë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Këtë e ka publikuar shtypi anglez, i cili ka zbuluar se Pogba ka udhëtuar me një trajner drejt Dubait.

Pogba ende s’ka rinovuar kontratën me Unitedin dhe ka zëra për një largim të mundshëm.

Spekulimet i rriti edhe më shumë Mino Raiola, agjenti i lojtarit, sipas të cilit: “Dhjetori është muaji më i mirë për t’i realizuar ëndrrat”.

Ndoshta e kishte për ëndrrën e Pogbas që disa herë ka përsëritur viteve të fundit se dëshiron të luajë në Real Madrid.

Sido që të jetë, në Angli po raportohet për një ardhje të mundshme të Zinedine Zidane në stolin e djajve të kuq dhe natyrisht, kjo do të ndryshonte gjithçka edhe në të ardhmen e Pogbas. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...