United dhe City, në garë për Iscon

PUBLIKUAR

Dy klubet e Mançesterit, Manchester Unitedi dhe Manchester City, si dhe Paris Saint-Germaini, janë në garë për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit të Real Madridit, Iscos, gjatë afatit kalimtar të verës.

Real Madridi nuk dëshiron ta ketë spanjollin Isco në skuadër për sezonin e ardhshëm për dy arsye kryesore: Së pari, ai është shndërruar në një figurë kontroverse dhe, së dyti, klubi beson se mund t’i shpenzojë më mirë paratë e fituara nga shitja e tij, raporton gazeta spanjolle Sport, transmeton Gazeta Express.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë publikisht se ai pret që Isco të qëndrojë edhe më shumë këtu, mirëpo prapa skenave besohet se e ka bërë të qartë se Isco nuk është pjesë e planeve të tij për sezonin e ardhshëm.

Isco dhe Gareth Bale i kanë zemëruar mjaft shumë tifozët e klubit madrilen gjatë këtij sezoni dhe që të dy janë fishkëllyer nga tifozët në tribuna të stadiumit. Kjo ka bërë që presidenti Florentino Perez të jetë i gatshëm t’i shesë të dy.

Për ta shitur Iscon, Real Madridi i do 120 milionë euro dhe ende nuk dihet nëse ndonjëra prej dy klubeve të Mançesterit apo Paris Saint-Germaini do të jetë e gatshme ta shpenzojë një shumë të tillë parash për spanjollin.

Isco i ka zhvilluar gjithsej 37 ndeshje këtë sezon, prej të cilave 27 në La Liga. Në të gjitha këto paraqitje, ai i ka shënuar gjashtë gola dhe ka kontribuar me një asist.

Nëse “Los Blancos” arrijnë ta shesin atë këtë verë, atëherë ata do t’i shpenzojë këto para për ta përforcuar skuadrën me lojtarë të tjerë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...