United arrin marrëveshje për Di Marian

PUBLIKUAR

1

Gjiganti anglez, Manchester United, thuhet se ka arritur marrëveshje me super-yllin e Real Madridit, Angel Di Maria.

Burime të besueshme të Telegrafit thonë se Real Madrid ka pranuar një ofertë prej mbi 60 milionë eurosh për argjentinasin, i cili ditë më parë bëri kërkesë zyrtare që të largohet nga klubi.

Për momentin agjenti i Di Marias është duke u takuar me përfaqësuesit e klubit anglez për t’i përmbyllur detajet e fundit të kontratës.

Di Maria do ta veshë fanellën me numrin 7 për Djajtë e Kuq dhe do të bëhet transferi më i shtrenjtë në histori të klubit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...