United arrin marrëveshje me Dortmundin për yllin e saj

PUBLIKUAR

Jose Mourinho pasi është zyrtarizuar në krye të Manchester United po tenton ta forcojë skuadrën e tij.

Pasi ditë më parë kanë transferuar mbrojtësin Eric Bailly, ‘Djajtë e Kuq’, tanië janë pranë transferimit të mesfushorit armen Henrikh Mkhitaryan.

Sipas asaj që ka raportuar Sky Sports, United ka arritur marrëveshje me Dortmundin për transferimin e Mkhitaryanit në ‘Old Traford’, për një shumë rreth 26,3 milionë funte.Kontrata aktuale e armenit me klubin gjerman skadon në vitin 2017, por ai ka kërkuar me ngulm largimin e tij nga ‘Signal Iduna Park’.

Në United, Mkhitaryan pritet të nënshkruajë kontratë katër vjeçare dhe do të ketë një pagë rreth pesë milionë euro në stinor. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...