Emri i Cristhian Stuanit, 32-vjeçar, është duke u përfolur se cak i Barcelonës për afatin kalimtar të janarit, pas 12 golave të tij për Gironën në pjesën e parë të këtij sezoni në La Liga.
Sulmuesi i Gironës Cristhian Stuani nuk deshi të fliste kur u pyet rreth thashethemeve se ai kërkohet nga Barcelona, transmeton Gazeta Express.
Mediat spanjolle raportuan se 12 golat e shënuara në 19 ndeshje deri tani në La Liga nga Stuani ia kanë tërhequr vëmendjen kampionit në fuqi Barçës.
Uruguaiani është golashënuesi i tretë më i mirë në kampionatin spanjoll deri tani, pas Lionel Messit që i ka 17 dhe Luis Suarezit që i ka realizuar 14.
I pyetur rreth mundësisë për t’iu bashkuar Barçës, Stuani tha: “Nuk mund të them asgjë”.
Stuani e ka një klauzolë lirimi në vlerë 15 milionë euro në kontratën e tij me Gironën. /Gazeta Express/


