“Unë kam atë që s’ke ti”, Rozana – Gertës: Ti nuk e di sa herë kam qenë dyerve të spitalit për ta pasur atë fëmijë

PUBLIKUAR

Një debat i fortë ka ndodhur në shtëpi ditët e fundit mes Gertës dhe Rozanës.

“Jam nënë e dy fëmijëve dhe kam atë që nuk e ke ti”, ishte kjo fjalia e Gertës që lëndoi dhe mërziti Rozanën, e cila më pas ka vijuar në debate mes tyre.

Ky debat ka vijuar edhe në spektaklin e sotëm.

Foto: Screenshot/YouTube

“Në asnjë moment nuk i kam thënë rrugaçe, nuk e kam fyer asnjëherë, nuk i kam thënë fjalor rruge. Gertën e njoh prej vitesh sepse është motra e mikeshës sime shumë të mirë. I uroj që fëmijët e saj të bëhen 100 vjeç sikurse dhe Gerta. Unë e di që jam në një lojë dhe mundohem të mos fyej asnjë, nuk e solla Gertën si nënë në shtëpi, por ishte një moment i Gertës kur i tha Gjestit ‘që do ta tërheq të marrë një bluzë sepse e di si është të jesh nënë çunash’”, tha Rozana.

“Nuk të lë të manipulosh, po pranove që ishte zgjedhja jote që mos të kesh fëmijë”, tha Gerta.

“Kjo ka marrë babain tim që nuk është në jetë dhe ma solli këtu, erdhi dhe më zgjoi me një ulërimë… E di që e ka personale me mua”, tha Rozana.

Pjesë nga debati:

Rozana: Ka shumë vajza si puna ime, ti nuk e di sa herë kam qenë para dyerve të spitalit për të pasur atë fëmijë.

Gerta: Kartën e fëmijës e hape ti! Nuk dua të dëgjoj historinë e Rozanës, të shkojë te dhoma e rrëfimit. Nuk dua ta di, nuk duhet të manipulojë me këtë gjë.

Rozana: Do apo nuk do Gerta, unë si nga barku im si ta marr diku do bëhem nënë dhe pikë.

Gerta më pas shpjegohet që Rozana e kishte sjellë vetë temën e fëmijëve dhe sa po debatonin Gerta i kishte thënë ashtu në moment. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...