Alberto Moreno ka bërë të ditur se dita ditës Mohamed Salah po stërvitet me intensitet më të ulët nga frika se do të dëmtohet para finales së Champions League.
Spanjolli është pyetur edhe për muajin e shenjtë të Ramazanit, e që Salah natyrisht se do të agjërojë e që do të përkojë me finalen e Ligës së Kampionëve.
“Salah po stërvitet me intensitet më të ulët, po jep 20 % nga vetja sepse frikësohet se do të dëmtohet”, u shpreh Moreno.
“Salah tani ka Ramazanin, mund të ha dhe mund të pi për të, tjetër nuk mund të bëj asgjë”.
“Kemi ekip të shkëlqyer për të luftuar për Ligën e Kampionëve. Duhet të kemi kujdes nga Ronaldo, nëse një lojtar do ta hiqja nga skuadra e Realit, është pikërisht ai”, shtoi ai. /Gazeta Express/


