UNDP dhe IOM mbështetje për MPB-në

PUBLIKUAR

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni, priti në takim Koordinatorin e OKB-së për zhvillim dhe njëherit përfaqësuesin Rezident të UNDP-së, Andrew Russell, si dhe shefen e Misionit të IOM-it në Kosovë, Tajma Kurt.

Sipas një njoftimi, Hyseni me mysafirët biseduan për bashkëpunimin që këto dy organizata i kanë ofruar Ministrisë së Punëve të Brendshme në adresimin e migrimit, trafikimit me qenie njerëzore, si dhe radikalizmit e ekstremizmit të dhunshëm.

Njëkohësisht u bisedua për projektet që pritet të realizohen në vitin e ardhshëm, e që synojnë të rrisin përpjekjet e MPB-së për të parandaluar këto dukuri negative të karakterit transnacional.

Më tej thuhet se të gjithë u pajtuan se projektet e përbashkëta të realizuara tashmë, si dhe serioziteti i institucioneve të Kosovës në përbaltjen me këto dukuri kanë dhënë fryte të shumta, si edhe janë vënë në dukje shpeshherë nga raporte të shumta ndërkombëtare.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...