Umtiti qetëson Barcelonën

PUBLIKUAR

Umtiti thotë se është “shumë i lumtur” në “Camp Nou” dhe ua ka bërë me dije drejtuesve të Barcelonës se dëshiron të rinovojë kontratën.

Samuel Umtiti është i informuar për interesimin e Manchester Unitedit dhe klubeve të tjera Evropiane, por mbrojtësi i Barcelonës thotë se është “shumë i lumtur” te lideri i La Ligas.

Besohet se Umtiti është objektivi numër një i Manchester Unitedin për faktin se lojtari ka klauzolë 60 milionë euro dhe shumë lehtë mund të largohet nga “Camp Nou”. Por, 24 vjeçari i ka dhënë sinjale katalunasve se është i hapur për rinovimin e kontratës.

“Ka interesim nga klube të shumta, por po e përsëris sërish – kam shumë objektiva për t’i arritur me Barcelonën dhe në këtë moment as që diskutohet (për largim)”, deklaroi Umtiti për Canal+.

“Në këtë botë gjërat po lëvizin shpejt, por ajo çfarë mund të them është se jam shumë i lumtur”.

“Nuk dua të flas shumë për të ardhmen time. Asgjë s’ka nisur ende, ndoshta Barcelona është e interesuar (për zgjatjen e kontratës), por ende s’kanë nisur bisedimet”, shtoi mes tjerash Umtiti. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...