Ultimatumi s’e heq taksën

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq i ka dhënë ultimatum palës kosovare që deri më 6 maj 2019 ta heqë taksën ndaj mallrave të tyre, në të kundërtën ka paralajmëruar masa konkrete. Por deputetët e partisë së kryeministrit Haradinaj kanë thënë se Kosova është për dialog, porse nuk pranon kushte e as ultimatume nga Serbia, shkruan sot Gazeta “Zëri”. 

Këtë të diel bëhen pesë muaj prejse Qeveria e Kosovës pati marrë vendim për rritjen e taksës së vendosur ndaj produkteve serbe nga 10 për qind sa ishte në 100 për qind.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili menjëherë pas këtij vendimi pati bërë të ditur se nuk do të merrte pjesë në bisedime deri në heqjen e tarifës, ditëve të fundit i ka dhënë ultimatum Kosovës për heqjen e tarifës, shkruan më tutje “Zëri”.

Sipas Vuçiqit, po qe se Kosova nuk e largon masën prej 100 për qind deri më 6 maj 2019, ditën kur bëhen gjashtë muaj kur taksa fillimisht ishte vendosur vetëm prej 10 për qind, do të ndërmarrë masa konkrete ndaj Kosovës.

Pavarësisht kësaj, zyrtarë të AAK-së, partisë që drejton kryeministri Ramush Haradinaj, thonë se taksa do të vazhdojë të mbetet në fuqi dhe se nuk pranohen kurrfarë kushtesh nga Serbia

SHIKO MË SHUMË

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

Moti sot: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Të enjten, parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell,...