Ulpiana konfirmon Fadil Ademin

PUBLIKUAR

2. Ulpiana

Bordi i ri i klubit të Ulpianës në takimin e parë të mbajtur të dielën, ka vendosur që drejtimin e skuadrës t’ia besojë Fadil Ademit

Bordi i ri i klubit të Ulpianës me në krye kryetarin, Blerim Duriqi, të dielën kishte takimin e parë, me ç’rast diskutoi për të ardhmen e klubit. Kësisoj, në këtë takim u vendos që drejtimi i skuadrës t’i besohet trajnerit, Fadil Ademi. “Kishim një takim mjaft konstruktiv, me ç’rast diskutuam për shumë tema të rëndësishme që lidhen me klubin e Ulpianës. Në këtë takim kemi vendosur unanimisht që postin e trajnerit t’ia besojmë Fadil Ademit. Ky i fundit e ka përkrahjen absolute të bordit të klubit. Po ashtu është marr vendim që të fuqizohet edhe më shumë shkolla e futbollit, pasi puna me kategori të reja mbetet prioritet i klubit”, u shpreh kryetari, Blerim Duriqi për ‘Sport Plus’. Tutje, kryetari i klubit lipjanas tha se ditëve në vijim pritet që të ketë risi edhe për sa i përket përforcimit të ekipit. “Pas përfundimit të takimit me bordin kam biseduar edhe me trajnerin Ademi, i cili më ka prezantuar një listë prej tetë futbollistëve që ai dëshiron t’i ketë në ekip. Janë caktuar dy anëtarë të bordit, të cilët së bashku me trajnerin pritet që ditëve në vijim të bisedojnë me këta lojtarë. Natyrisht pres që brenda një periudhe të shkurtër kohore të ketë risi edhe në këtë drejtim”, përfundoi kryetari Duriqi, i cili përkundër pozitës së vështirë që ka skuadra e tij, është optimist se në pjesën e dytë të kampionatit do t’ia dalë ta sigurojë mbijetesën. /GazetaSportPlus

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...