Ulpiana e përmbys Ballkanin dhe fiton tri pikë të arta

PUBLIKUAR

Klubi i inkuadruar këtë edicion në Superligë, Ulpiana ka shënuar fitore të madhe në shtëpi ndaj Ballkanit duke e mposhtur me përmbysje rezultati 2:1, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 12-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Suharekasit ishin të parët që kaluan në epërsi përmes Ardi Shalës, që realizoi golin në minutën e 46-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 69-të, kur Goncalves realizoi për t’i dhënë shpresa ekipit vendas për një rezultat pozitiv nga ky takim.

Në vazhdim, Ballkani sulmonte në kërkim të golit të fitores, por atë e gjeti Ulpiana në minutat shtesë të ndeshjes.

Ishte Shala që realizoi duke i dhënë tri pikë të mëdha skuadrës lipjanase.

Me këtë fitore, Ulpiana ikën nga zona e rrezikshme dhe pozicionohet në vendin e shtatë me 13 pikë, kurse Ballkani mbetet në kuotën e 21 pikëve dhe bie në vendin e tretë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...