Ujkani e vazhdon kontratën me Torinon për edhe një vit

PUBLIKUAR

Samir Ujkani do të vijojë të jetë pjesë e Torinos edhe për sezonin e ardhshëm.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi torinez që njoftoi nëpërmjet një komunikate se ka rinovuar kontratën me 32-vjeçarin.

Portieri i Kombëtares së Kosovës, që më herët ka mbrojtur edhe ngjyrat e Shqipërisë, iu bashkua Torinos një vit më parë për të bërë zëvendësuesin e parë të Salvatore Sirigut.

Gjatë sezonit që lamë pas Ujkani pati mundësinë të luajë vetëm një herë, ku pësoi edhe 3 gola, por kjo nuk i pengoi drejtuesit e Torinos që t’i rinovojnë kontratën, natyrisht edhe me miratimin e trajnerit të sapoemëruar Marco Giampaolo./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...