“Kërkojmë që ti kushtoni kujdes të veçantë ujëmatësve dhe pusetave , duke bërë termoizolimin e tyre dhe mirëmbajtje të rregullt, me qëllim që të parandalohen dëmtimet eventuale të ujëmatësve nga ngricat. Në të njëjtën kohë kërkojmë mirëkuptimin edhe nga kompanitë që merren me mirëmbajtjen e objekteve banesore dhe njëherit kërkojmë prej tyre që të kenë kujdes duke bërë termoizolimin adekuat të pusetave,të ujëmatësve kontrollues, e sidomos ti kushtohet kujdes vertikaleve të furnizimit të hidrantëve kundër zjarrit”, thuhet në apelin e KRU”Prishtina”
KRU “Prishtina”, thotë se dita ditës është duke i përmirësuar shërbimet për ujësjellës dhe kanalizim andaj, apelojme te të gjithë konsumatorët në tetë komunat ku menaxhon, që t’u përgjigjen pozitivisht të gjitha obligimeve financiare për shërbime të ujësjellësit e kanalizimit.
“Gjithashtu ju bëjmë thirrje të gjithë bashkëatdhetarëve që jetojnë jashtë vendit dhe me rastin e festave të fundvitit gjenten ne Kosovë, që ti shlyejnë obligimet e tyre financiare gjatë kësajë periudhe, në të kundërtën lëndët do të shkojnë në përmbarim”, thotë KRU”Prishtina”.


