Ujërat e zeza në magjistralen Prishtinë-Lipjan domtojnë ambientin

PUBLIKUAR

 Në magjistralen Prishtinë-Lipjan, ujërat e zeza të mbledhura po dëmtojnë në masë të madhe ambientin, inspektorët kanë vërejtur edhe përbërje kimikale.

Mostrat e marra nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës kalojnë çdo normë të ndotjes dhe që kjo rrezikon shëndetin e qytetarëve. Agron Shala, udhëheqës i laboratorit nga Instituti Hidrometeorologjik tha se uji është shumë i ndotur dhe se institucionet kompetente duhet të marrin masa menjëherë.

Analizat nga ky institut kanë arritur edhe në Inspektoratin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Kryeinspektori i MMPH-së, Bedri Halimi tha se inspektorët që kanë dalë në terren kanë vërtetuar se si pasojë e kyçjeve ilegale të rrjeteve të kanalizimit me gypat e ujërave atmosferike pason ndotja nga aktivitetet e ndryshme.
“Kanalizimet e subjekve ekonomike në të dy anët e rrugës janë të kyqura në gypat e ujërave atmosferike dhe si rrjedhojë grumbullohen”

Halimi ka thënë se kanë inspektuar edhe organet komunale të Lipjanit dhe Graçanicës, pasi është territor i këtyre të dyja komunave dhe se u kanë rekomanduar që të ndërtojnë rrjetin e kanalizimit. Ndërkaq, Halimi thotë se inspektorët janë duke verifikuar se nga cili subjekt ekonomik vjen ngjyra që është parë në këto ujëra.
Sipas ministrisë, këto dy komuna janë zotuar se shumë shpejt do të ndërmarrin veprime, por kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti i ka thënë RTK-së se edhe pse ka biseduar me kryetarin e Graçanicës, ende nuk ka diçka konkrete.

SHIKO MË SHUMË

Therje me thikë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte rrahur nga...

Pesëvjeçari nga Lipjani në gjendje stabile, lirohet nga QKUK, merret nga QPS në Gjakovë

Fëmija pesëvjeçar nga Janjeva e Lipjanit, i cili u keqtrajtua nga prindërit e tij,...

Vdes Drejtori i HANDIKOS Lipjan Afrim Mena

Kryetari Komunës ka ngushëlluar familjen Mena me rastin e ndarjes nga jeta të Drejtorit...