Ujë në Prishtinë e Shtime mund të pihet

PUBLIKUAR

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka ekzaminuar të gjitha mostrat e ujit dhe bazuar në rezultatet e para të monitorimit të ujit për pije në Prishtinë, e në veçanti në komunën e Shtimes, të dhënat laboratorike për parametrat kimik dhe bakteriologjik rezultojnë brenda standardeve të parapara me rregulloret për cilësinë e ujit për pije.

Sipas një komunikate të këtij instituti, pas marrjes së informatës për vërshime në shumë rajone të Kosovës, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka ekzaminuar të gjitha mostrat e ujit të parapara me rregulloret për cilësinë e ujit për pije.

“Mostrat e ujit nga KUR Prishtina janë ekzaminuar menjëherë në laboratorët e IKSHPK dhe bazuar në rezultatet e para të monitorimit të ujit për pije në Prishtinë, e në veçanti në komunën e Shtimes, të dhënat laboratorike për parametrat kimik dhe bakteriologjik rezultojnë brenda standardeve të parapara me rregulloret për cilësinë e ujit për pije. Duke pasur parasysh situatën e krijuar pas vërshimeve, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike do të vazhdojë me monitorimin e cilësisë së ujit për pije sipas kompetencave ligjore në fuqi me përgjegjësi të lartë profesionale”, thuhet në komunikatë.

Situata epidemiologjike dhe sanitacioni janë në kontrollë të vazhduar nga ekipet kujdestare të Institutit Kombëtar dhe çdo ndryshim i situatës epidemiologjike do të pasojë me rekomandime të reja.

 

SHIKO MË SHUMË

Vendimi i Kushtetueses, afatet për Qeverinë e Presidentin rrjedhin pas afatit 30 ditor për konstituim edhe pa u bërë Kuvendi

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka nxjerrë sot vendim për kërkesën e Partisë...

Cakolli: Zgjedhjet me 8 ose 15 nëntor, Kushtetuesja s’e sqaroi se kush i cakton nëse dështon zgjedhja e Presidentit

Eugen Cakolli nga IKD ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Cakolli ka...

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

Për saktësisht 31 mijë e 553 është ulur numri i fëmijëve që marrin shtesa...