UEFA publikon listën e “Super klubeve”

PUBLIKUAR

Federata Evropiane e Futbollit tregon klubet që kanë ritme të frikshme ekonomike. UEFA ka përpiluar një listë me 9 klube të cilat i cilëson si “Clubs Super” dhe që konsiderohet si të paarritshme ekonomikisht për të gjitha skuadrat e tjera të planetit.

Barcelona, Real Madrid, Manchester United, Manchester City, Chelsea, Arsenal, Liverpool, Bayern Munich dhe Paris Saint Germain janë në këtë listë.

Qeveria evropiane e futbollit vëren një rrezik për shkak të diferencave të mëdha që ka me skuadrat e tjera, transmeton Telegrafi.

Të ardhurat e këtyre klubeve janë rritur me ritme të frikshme, 115 milionë euro në vit, në gjashtë vitet e fundit, duke marrë parasysh vetëm sponsorët dhe reklamimet në fanella.

Premier Legue nuk ka konkurrent, teksa mbetet shumë para La Ligas, Bundesligës, Seria A dhe Ligue 1. 20 klubet e Premier League kanë më shumë të ardhura, çdo vit, se mbi 597 klube në 48 ligat më të vogla në Europë të marra së bashku.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...