UEFA i kërkon Ancelottit të futet në testin e trajnerit nëse dëshiron ta vazhdojë punën, edhe pse ai i ka fituar 21 trofe

PUBLIKUAR

Carlo Ancelotti është njëri ndër trajnerët më të suksesshëm në historinë e futbollit dhe tani në krye të Real Madridit, por UEFA i ka kërkuar atij të futet në testin e trajnerit para se të ulet në stol përsëri.

Sipas mediave italiane, Ancelottit i skadoi licenca e trajnerit më 31 dhjetor 2021, raporton Gazeta Express.

Si pasojë, UEFA ia dërgoi 62-vjeçarin një letër paralajmëruese se i duhet ta japë testin e trajnerit përsëri nëse dëshiron ta vazhdojë punën e trajnerit.

Gjatë karrierës si trajner i Milanit, Chelseat, PSG-s, Real Madridit dhe Bayern Munich, Ancelotti i fitoi hiç më pak se 21 trofe në nivel klubi.

Përfshirë tre trofe të garës më të madhe evropiane për klube, Ligën e Kampionëve, tituj kampioni në Itali, Francë dhe Angli.

Federata e Futbollit e Spanjës e ka kontaktuar shtëpinë e futbollit evropian për t’i thënë se futja e Ancelottit në test pas 1.200 ndeshjeve si trajner do t’i bëjë të duken budallenj të gjithë njerëzit e përfshirë në këtë proces. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...