UEFA e harron Ramosin, e dënon një tjetër lojtar

PUBLIKUAR

Të gjithë po presin që UEFA ta suspendojë me dy ndeshje Sergio Ramosin, por është Geoffrey Kondogbia ai që rrezikon suspendimin me 2 ndeshje.

UEFA ka akuzuar mesfushorin e Valencias, Geoffrey Kondogbia, se ka marrë një karton të verdhë të qëllimshëm në ndeshjen e Europa League ndaj Celticut, raporton Gazeta Express.

Një gjë e tillë është konfirmuar vet nga UEFA, një ditë pasi nisen hetimet për kapitenin e Los Blancos, Sergio Ramos, për një veprim të ngjashëm në fitoren 2-1 të Real Madridit ndaj Ajaxit në Ligën e Kampionëve.

Sipas rregullave të UEFA-s, lojtarët që ndëshkohen qëllimisht në mënyrë që të pezullohen në një moment të favorshëm mund të dënohen edhe me një ndeshje tjetër, andaj, Kondogbia, që mori një karton të verdhë për vonesë loje, mund të mungojë në ndeshjen e parë në çerekfinale.

Valencia ishte në avantazh 2-0 në 1/16 ndaj Celtic kur Kondogbia mori një karton të verdhë për vonesë loje.

Kondogbia dëshironte që të ishte i pastër për ndeshjet e 1/8 të Europa League, por vështirë se do ta falë UEFA, ashtu si edhe Sergio Ramosin. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...