UEFA do t’i fillojë hetimet ndaj Malit të Zi, Sterlingu kërkon ndëshkim të ashpër për malazezët

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lipjanasi sulmon motren e tij, arrestohet

Sipas raporit Policisë bëhet e ditur se është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari...

Mbahet Seancë Solemne në shënim të 14 qershorit, Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Lipjanit

Shënimin e kësaj dite përfaqësuesit e Komunës së Lipjanit, të prirë nga Kryetari Imri...

Përfaqësuesit e UEFA-s, për ndeshjen Mal i Zi – Angli, e kanë dërguar raportin e tyre në shtëpinë e futbollit evropian sot në mëngjes dhe tani pritet që malazezët të ndëshkohen për thirrjet raciste gjatë ndeshjes.

Gjatë ndeshjes së mbrëmshme mes Malit të Zi dhe Anglisë, e cila përfundoi me rezultat 5:1 për anglezët, paraqitjet e dy skuadrave mbetën nën hijen e thirrjeve raciste  nga tifozët malazez në drejtim të futbollistëve me ngjyrë të ekipit të Anglisë, transmeton Gazeta Express.

Callun Hudson-Odoi, Raheem Sterling dhe Danny Rose ishin caku i këtyre thirrjeve të tifozëve malazezë dhe pas ndeshjes ata kërkuan që UEFA t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme për t’i ndëshkuar malazezët.

Hudson-Odoi tha se ai dhe Rose i kishin dëgjuar tifozët duke bërë zhurma të majmunëve. Ndërsa, Raheem Sterlingu reagoi ndaj këtyre veprimeve, duke i vendosur duart te veshët e tij, pasi e shënoi golin e pestë të Anglisë.

Gareth Southgate la të kuptohet se edhe delegatët e UEFA-s i kishin dëgjuar këto thirrje. Shoqata e Futbollistëve besohet se i ka ndihmuar Anglisë në këtë incident dhe është ankuar për abuzim në baza racore. Ndeshja ishte vlerësuar si ndeshje me rrezikshmëri të lartë.

Sterlingu kërkoi që UEFA t’i mbyllë stadiumet nëse edhe një pjesë e vogël e tifozëve në stadium zbulohen se ishin fajtorë për kore raciste. Nëse një incident i tillë përsëritet, Mali i Zi do të përballet me një gjobë prej 50 mijë eurosh dhe pezullim të tifozëve për një ndeshje.

“Është e turpshme që po flasim për këtë gjë. Është viti 2019 dhe duhet të ketë ndëshkim të vërtetë për gjëra të tilla, e jo të pezullohen vetëm disa tifozë. Ti mund t’i gjobitësh disa tifozë, por çfarë arrin me këtë?”, ka thënë Sterlingu pas ndeshjes.

“Ndëshkimi duhet të jetë kolektiv. Stadiumi ka kapacitet prej 15 mijë ulësesh dhe mendoj se ndëshkimi duhet të jetë për të gjithë vendin. Nëse tifozët tuaj bëjnë thirrje raciste, atëherë ndëshkimi duhet të jetë për të gjithë stadiumin”.

“Pastaj, kur dënimi të përfundojë, tifozët do të mendojnë dy herë para se të bëjnë një budallallëk të tillë sepse të gjithëve u pëlqen futbolli. Ata të gjithë duan të jenë në stadiume për ta mbështetur vendin e tyre”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...