Udine do të bëjë gjithçka për ta ndalur Milanin

PUBLIKUAR

Trajneri i Udineses, Stefano Colantuono, ka thënë se Milani do ta ketë shumë të vështirë përballë skuadrës së tij.

‘Zebrette´janë duke kaluar një periudhë të vështirë, me ç’rast kanë arkëtuar vetëm dy pikë në pesë ndeshjet e fundit.

Të dielën, ata luajnë kundër Rossonerëve në San Siro dhe do të japin maksimumin për të nxjerrë rezultat pozitiv.

“Milani të detyron të luash inferior, por kur të jepet shansi, duhet të dish si të shkosh përpara. Duhet të jemi të bashkuar dhe pastaj t’i ngacmojmë sa më shumë që mundemi. Po luajmë në një kohë kur ata janë në momentin më të mirë”.

“Milani duhet të luajë dhe të djersitet, sepse ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i vënë në vështirësi”, ka deklaruar 53-vjeçari në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...