UÇK-ja, dalja publike dhe personazhet e saj

PUBLIKUAR

UÇK-ja, dalja publike dhe personazhet e saj

Ata ishin tre, por simbolizonin shumë më tepër. Njëri me maskë, tjetri i kamufluar me mjekër e syze, kurse i treti një djalosh i ri i panjohur atëbotë për opinionin, dhanë një shfaqje historike më datën 28 nëntor 1997, në Llaush të Skenderajt, në një varrim që u kthye në dasmë. Ishte kjo ngjarja më e madhe që hyri në historinë shqiptare, duke proklamuar UÇK-në, shpresën për një Kosovë të lirë e të pavarur.

Tre luftëtarët e lirisë Daut Haradinaj, Rexhep Selimi dhe Mujë Krasniqi, ky i fundit tashmë dëshmor i Kosovës, dolën publikisht në skenë, duke ia bërë me dije popullit se në Kosovë është një ushtri dhe ajo është UÇK-ja.

Njëri nga protagonistët e daljes për herë të parë në skenë të UÇK-së, Rexhep Selimi, rrëfen për “Zërin” momentet më të rëndësishme të daljes në skenë të UÇK-së, përgatitjes së deklaratës, emocionet, mbështetjen, efektivin e UÇK-së dhe pranimin e një realiteti të ri...(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në gazetën Zëri)

SHIKO MË SHUMË

Dita e tretë e protestës për rastin e Arlinda Zekajt, hedhen tymues para Ministrisë së Gërvallës: Dorëheqje

Protestuesit kanë hedhur tymuese para Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar dorëheqjen e kreut të...

Lladrovci vlerëson dorëheqjen e Drejtorit të Policisë Gazmend Hoxha

Pas dorëheqjes së Drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Ramiz Lladrovci ka theksuar...

Përparim Rama para se të hyjë në Prokurori: Detyra ime të ndërtoj kryeqytetin, e tyrja të shohin a po bëhet ligjshëm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli shkurt para mediave para se të hynte në...