UBT-së iu dha çmimi “International Star for Leadership in Quality”

PUBLIKUAR

10509546_664933806895049_7353040900166902220_n

 

Prishtinë 26 qershor 2014- Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, gjatë qëndrimit një javorë në Paris të Francës, ka marrë çmimin, i cili i është ndarë UBT-së “International Star for Leadership in Quality”.

Ky çmim është i dizajnuar për të njohur prestigjin e kompanive, organizatave dhe liderëve më të shkëlqyer në botë në bazë të disa kritereve të rëndësishme si: strategjitë e komunikimit, lidership, planifikim dhe vendim-marrje, edukim i vazhduar dhe trajnim, ISO 9000, etj

Çmimi bazohet në Cilësisë, Lidershipit, Menaxhimit, dhe Ekselencës në edukim, hulumtim dhe zhvillim.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni kanë qenë më tepër se 170 përfaqësues nga e gjithë bota.

Me anë të këtij çmimi prestigjioz, UBT riafirmohet në nivel botëror, për angazhimin në Cilësi, Leadership, Ekselencë dhe Inovacion.

Prof. dr. Edmond Hajrizit, i është dhënë çmimi “International Star for Leadership in Quality” në Hyatt Regency Paris Etoile Palais, nga presidenti i BID Z. Jose E. Prieto, i cili u shpreh se: “UBT ka fokus të rëndësishëm cilësinë, për përmirësimin e vazhdueshëm të menaxhimit për të mbajtur lidershipin në sektorin e tij dhe në Komunitet”.

Presidenti i UBT-së, z. Hajrizi, përpara ceremonisë së ndarjes së çmimeve, ka mbajtur dhe fjalim për pjesëmarrësit ku ka prezantuar UBT-në dhe arritjet e saja.
Ky event i përmasave globale, shërbeu dhe si pikë kontakti për bashkëpunime të mëtejshme të UBT. fllesh.info

SHIKO MË SHUMË

Lirohet nga autoritetet kroate shtetasi i Kosovës, Bajram Bajrami

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se shtetasi i Republikës së Kosovës, Bajram Bajrami, është...

OVL UÇK-ja fton protesta në të gjitha qytetet e Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka marrë vendim që të organizojë protesta...

Protestat kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, Rama: Mbrëmë krejt gjeneratat bashkë për drejtësi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar për protestat që po zhvillohen në kryeqytet...