UBT me projekte të përbashkëta me Universitetin Sllovak për Teknologji

PUBLIKUAR

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, gjatë vizitës së tij në Sllovaki, ka zhvilluar një varg takimesh me përfaqësues institucionesh akademike, me qellim vendosjen e bashkëpunimit.
Kështu, ai është takuar me drejtuesit e Universitetit Sllovak për Teknologji, me seli në Bratisllavė, me të cilët ka diskutuar për realizimin e projekteve të përbashkëta hulumtuese, në mobilitet dhe në zhvillim.

Këto projekte dhe ky bashkëpunim, i mbështetur në kuadër të Programit CEEPUS, pjesë e të cilit janë të dy institucionet akademike, do të shtrihen gjerësisht në një varg angazhimesh të përbashkëta, nga të cilat do të përfitojnë studentët dhe stafi i UBT-së./LipjaniNews/

 

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...