Ua morën 60 mijë euro për bileta të fluturimeve që s’u realizuan kurrë, arrestohen dy persona

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se kanë marrë 60 mijë euro nga persona të cilët kanë rezervuar bileta të udhëtimit nga Zvicra në Prishtinë dhe anasjelltas, fluturime këto që s’janë realizuar asnjëherë, raporton Express.

Sipas raportit 24 orësh, këto para janë pranuar gjatë periudhës kohore 2021-2022. Te të dyshuarit janë sekuestruar 35 mijë euro, të cilat i kishin në momentin e arrestimit.

Ndaj tyre është hapur rast për “mashtrim” dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

“Prishtinë (NN) 2021-2022 – NN. Në lidhje me rastin me 28.10.2022 janë arrestuar dy të dyshuar nën dyshimin se kanë pranuar në xhirollogaritë e tyre mjete monetare në vlerë rreth  gjashtëdhjetë mijë (60,000.00) € gjatë periudhës kohore 2021 -2022 nga persona të ndryshëm të cilët kanë rezervuar bileta të udhëtimit në relacionin Zvicër-Kosovë dhe anasjelltas, të cilat fluturime nuk janë realizuar.  Të dyshuarve u janë sekuestruar tridhjetë e pesë mijë (35,000.00) CHF të cilat i kishin në posedim në momentin e arrestimit të cilat dyshohet të jenë përfituar me vepër penale të ‘mashtrimit’. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./

SHIKO MË SHUMË

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në fushën e kontrollit financiar, thotë raporti i...

​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda...

Kos: Kosova mbetet e përkushtuar për rrugën e saj evropiane

Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka qenë folëse kyçe në takimin e...