U tha se Santiana Maloku dhe Patris Berisha prishën raportet? Ky veprim i tyre ndez sërish rrjetin

PUBLIKUAR

Tash e disa muaj me radhë ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Santiana Maloku dhe Patrisë Berisha kanë qenë temë e diskutimit në mediat rozë.

Kjo për shkak të një raporti të afërte në mes tyre. Edhe pse të dy nuk kanë konfirmuar asnjëherë publikisht një lidhje, afrimiteti i tyre i shpeshtë në publik dhe në rrjete sociale i ka bërë fansat të aludojnë për diçka më shumë.

Dyshja u bë sërish temë diskutimi kur u vunë re se nuk ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram. Megjithatë, duket se “krisja” nuk ka zgjatur shumë.

Tashmë Santiana dhe Patris janë parë sërish duke u ndjekur në këtë rrjet social, duke dhënë sinjal se raporti i tyre është rikthyer në normalitet.

Kjo lëvizje ka mjaftuar që fansat të komentojnë sërish për marrëdhënien e tyre, me disa që besojnë se bëhet fjalë për një miqësi të thjeshtë, ndërsa të tjerë janë të bindur se mes tyre ka diçka më tepër./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...

“Do të arratisem pa adresë”, Cllevio paralajmëron shkëputjen nga gjithçka

Cllevio ka bërë të ditur përmes një postimi se sot në orën 22:00 do...