U rrëzua nga kulmi i shtëpisë ku po punonte, prizrenasi dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë

PUBLIKUAR

Një person është rrëzuar nga kulmi i një shtëpie, derisa ishte në vendin e tij të punës, raporton Express

Rasti ka ndodhur mesditën e së enjtes, në fshatin Kobaj në Prizren.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Fsh. Kobaj, Prizren, 11.11.2021 – 11:10. Viktima mashkull kosovar, deri sa ishte në vendin e punës është rrëzuar nga kulmi i një shtëpie dhe është lënduar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe gjendja e tij është e rëndë. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...