U renovua shkolla fillore “ Rexhep Akllapi” në Akllap

PUBLIKUAR

Me qëllim të përmirësimit të kushteve për mësim , Komuna e Lipjanit, edhe këtë vit ka prioritet rregullimin e infrastrukturës në shkolla.

Investimet kanë filluar pothuajse në gjitha shkollat e komunës së Lipjanit, dhe ato sipas kryetarit Imri Ahmeti, do të vazhdojnë derisa t’ju krijohen gjitha shkollave në Komunën e Lipjanit, kushte sa më të favorshme për mësim.

Në kuadër të këtyre prioriteteve në shkollën fillore “ Rexhep Akllapi” në Akllap, po bëhet renovimi i shkollës.

Në këtë rast, kryetari i komunës, Imri Ahmeti, në mbledhjen e rregullt të KD, tha se, këto investime do të ndikojnë pozitivisht që procesi mësimor të jetë në nivelin e duhur.

Po ashtu, kryetari Ahmeti, ka theksuar se në fshatin Akllap do të bëhet, ndërtimi i rrjetit të kanalizimit, si dhe asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave.

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...