“U prehsh në paqe Tallaman”, nga Mozzik te Majk, Vip-at shqiptarë të tronditur nga vrasja e 27- vjeçarit

PUBLIKUAR

Mbrëmjen e djeshme një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin, ku Mehmet Qema humbi jetën nga arma e shokut të tij, Marjus Dema.

27-vjeçari Qema kishte miqësi me shumë personazhe të njohur të showbiz-it të cilët kanë shprehur ngushëllime për këtë ngjarje të rëndë.

Qema i njohur me pseudonimin “Tallman” nga miqtë e tij, ishte i njohur me reperët Mozzik dhe Getinjo, Don Xhonin, reperen Baby G, Majk, moderatorin e njohur, Meriton Mjekiqi, Marinin etj.

Përmes disa postimeve në Instagram të shumtë kanë qenë ata personazhe të cilët shkruajnë se ende s’mund ta besojnë këtë tragjedi.

27-vjeçari Mehmet Qema u qëllua me armë zjarri nga shoku i tij, Marjus Dema i cili u vetëdorëzua ditën e sotme në Polici.

Nga dëshmia e dhënë para uniformave blu, Dema ka treguar se armën e kishte gjetur vetë viktima dhe se e kishte çuar në tavolinën ku ishin të gjithë bashkë.

Dema është shprehur se gjithçka ka ndodhur nga pakujdesia dhe se armën e kishte marrë për të luajtur dhe se po ua drejtonte shokëve me shaka, teksa shtoi se nuk e dinte që kishte plumba brenda.

Viktima ishte ulur mbrëmë në tavolinat e jashtme të një lokali, së bashku me 5 djem të tjerë, ku kanë qëndruar në shoqërinë e njëri-tjetrit për disa orë.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Zoja i kapet Adrianit pasi i tha “po shitesh për Prime”

Zoja është përballur me Adrianin sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Banorja...

Efi bën një ndryshim në “look”

Efi Dhedhes ka bërë një ndryshim në pamjen fizike të saj. Bukuroshja shqiptare ka vendosur...

“Ma nxin ditën”, Jonida Vokshi befason me urimin për Besnikun

Moderatorja e njohur, Jonida Vokshi, ka zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale dhe plot humor...