U pranohen kërkesat për largim nga FSK-ja, 51 serbëve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet edhe një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është shoqëruar  i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...

Ngacmohet një femër seksualisht në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesja femër kosovare ka raportuar se është ngacmuar seksualisht...

Shkaku i presioneve nga Serbia, kohëve të fundit shumë serbë kërkuan largim nga Forca e Sigurisë së Kosovës. E deri më tani 51 kërkesa për largim janë pranuar nga FSK-ja.

Kjo është bërë e ditur nga Remzie Zeqiraj oficere për marrëdhënie me publikun më Ministrinë e FSK-së.

Zeqiraj ka thënë për lajmi.net se MFSK-ja ka pranuar 51 kërkesa për largim nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

“Departamenti i Personelit në MFSK/FSK, sipas akteve tona ligjore ka aprovuar  gjithsejtë 51 kërkesa për demobilizim nga FSK-ja, të pjesëtarëve FSK-së nga komunitetit serb”, ka thënë fillimisht Zeqiraj.

Ajo tutje ka bërë të ditur se ky institucion çdo vit i identifikon vendet e lira në strukturën e FSK-së, dhe pastaj shpallë konkurse.

Sipas Zeqirajt, këto konkurse janë pa dallime të moshës, gjinisë dhe nacionalitetit.

“Departementi i Personelit çdo vit  identifikon  vendeve të lira në strukturën e FSK-së dhe në bazë të nevojave planifikon rekrutimin dhe zhvillimin e kampanjës së rekrutimit me qëllim plotësimin e strukturës me personel.  Konkruset tona janë publike, dhe të drejtë aplikimi sipas kritereve të konkursit,  kanë  të gjithë të rinjtë pa dallim moshe, gjinie dhe nacionaliteti ashtu siç i kemi zhvilluar edhe kampanjat tjera të rekrutimit që nga viti 2009”, ka thënë Remzie Zeqiraj.

Institucionet e Kosovës vazhdimisht kanë kritikuar presionet e Beogradit që serbët  të mos bashkohen në FSK.

Kryeministri Haradinaj kohë më parë kishte thënë se ata që largohen, asnjëherë më nuk do të mund të jenë pjesë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Muhaxheri, Ahmeti dhe Berisha në listë të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti dhe kryetari i Fushë...

Moti sot me temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti me diell dhe pjesërisht...

QKMK thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë sot përmes pikë kalimeve kufitare me Serbinë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar u ka bërë thirrje qytetarëve të cilët planifikojnë të...