Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan, ku janë përfshirë dy vetura dhe një kamion, ndërsa janë lënduar katër persona.
Lidhur me rastin janë deklaruar nga policia.
“Sot rreth orës, 15:25, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhë në rrugen ” Luan Haradinaj”, në Deçan, në këtë aksident kanë qenë të involvuara një kamion dhe dy vetura, si pasojë e aksidentit katër (4) persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha zëdhënësi Rugova për Express.
Një lexues i Gazetës Express ka dërguar pamje të këtij aksidenti dhe tha se bëhet fjalë për rrugën “Luan Haradinaj”.




