U përfol se Fjolla Morina e ndau nga ish-bashkëshortja, Fisnik Syla tregon të vërtetën

PUBLIKUAR

Për një kohë të gjatë në faqet rozë kanë qarkulluar lajmet kundrejt Fjolla Morinës dhe partnerit të saj, Fisnik Sylës.

Këto të fundit kishin të bënin me të kaluarën e biznesmenit, ku thuhej se këngëtarja e ndau me ish-bashkëshorten.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Syla ka mohuar të gjitha spekulimet e bëra në rrjet.

(Foto: Instastory)

“Ish-martesa ime mori fund kohë më parë, para se Fjolla të bënte pjesë në jetën time. Fatkeqësisht lajmet e kota janë vetëm fjalë të kota”, është shprehur ai.

Tutje biznesmeni shtoi: “Ata bile nxorën edhe dy fëmijët e mi në foto, nëpër faqe të ndryshme. Do të vije koha kur këta gazetarë jo-profesionistë do të ndiqen penalisht për këto vepra të padrejta.

(Foto: Instagram)

Në fund të deklaratës, Fisniku tregoi se tashmë është shumë i lumtur me jetën e tij, teksa ai dhe Fjolla shumë shpejt do të martohen. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...

Valdrina befason me deklaratën për Valdetin në BBVK

Bashkëshortja e banorit të “Big Brother VIP Kosova 5”, Valdetit, Valdrina, ka reaguar përmes...