U përfol për ngjashmëri me këngën e Rihannës, Rina u përgjigjet atyre që e kritikuan “Bad Rosita”

PUBLIKUAR

Rina iu përgjigj kritikuesve që thanë se kënga “Bad Rosita” është e ngjashme me “Te Amo”, të Rihannës.

 

Rina Balaj aktualisht po shijon suksesin e këngës “Bad Rosita”, të cilën ka pak kohë që e publikoi, shkruan lajmi.net.

Kjo këngë flet për një vajzë që dashurohet në Rinën, e që kjo e fundit e ka shoqe dhe nuk mund t’ia kthejë dashurinë në të njëjtën mënyrë, ngase nuk e sheh ndryshe.

Që prej publikimit të këngës, ajo u përfol për ngjashmëri të madhe me “Te Amo” nga Rihanna.

Të gjitha këtyre kritikave, Rina iu përgjigj me anë të një postimi në Instagram, ku thotë se kënga e saj është ndryshe.

“Dhe meqë ra fjala…lajmi i fundit….kjo këngë vshtë këngë origjinale e bërë nga unë. Po, po, po, ka storien e njëjtë me “Te Amo” të Rihannës, por vazhdon të mos jetë e njëjtë. Ndaloni së tentuari të gjeni këngë që nuk ekziston, që mendoni se e vjedha, jeni qesharak të gjithë”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, projekti në fjalë ka marrë mbi 4 milionë klikime në YouTube. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...