“U ngujova në shtëpi për 10 ditë pas humbjes në Ligën e Kampionëve”

PUBLIKUAR

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, e ka pranuar se nuk ka qenë në gjendje të largohej nga shtëpia për 10 ditë rresht, pasi skuadra e tij kishte humbur në finale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.

Tottenhami u mund 2:0 nga Liverpoolit në finalen e muajit të kaluar në Madrid dhe djelmoshat e Pochettinos mbeten me zemër të thyer pasi ecuria e tyre e ëndërruar mori fund aty, transmeton Gazeta Express.

Mohamed Salah shënoi nga penaltia herët në ndeshje, ndërsa Divock Origi e vulosi triumfin e të kuqve në minutat e fundit të një finaleje të zbehet.

Pas fitoreve të paharrueshme kundër Manchester City dhe Ajax në çerekfinale dhe gjysmëfinale, Pochettino thotë se rezultati i finales ishte veçanërisht zhgënjyes.

“Po, ka qenë e vështirë. Ne i patëm tri javët më të pabesueshme për t’u përgatitur para finales. U zhgënjyem tepër për mënyrën sesi humbëm në finale”, tha Pochettino.

“I hipa trenit nga Madrid në Barcelonë një ditë pas finales. I kalova 10 ditë në shtëpi dhe nuk dola jashtë. Po, ka qenë e vështirë sepse për pak nuk e arritëm lavdinë”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...