U nervozua për zëvendësimin, kjo është deklarata e Xavit për Raphinhan

PUBLIKUAR

Barcelona dhe Manchester United janë ndarë baraz 2:2 në ndeshjen e parë të 1/16 së finales së Ligës së Evropës.

Në një ndeshje të jashtëzakonshme, të dy ekipet patën epërsinë, por nuk ditën ta ruanin, shkruan Gazeta Express.

Raphinha ishte lojtari kryesor i Barcelonës, duke shënuar edhe asistuar, por i cili u zëvendësua pak minuta para fundit të ndeshjes.

Ky vendim i Xavit e nervozoi brazilianin, i cili u largua me nervozizëm.

Pas ndeshjes, Xavi ka dhënë mendimin e tij rreth kësaj situate.

“E shoh dhe e kuptoj zemërimin e Raphinhas. Edhe unë isha i zemëruar po ashtu. Unë i bëra ndryshimet duke menduar për ekipin dhe jo për ta drejtuar gishtin te dikush. Raphinha më kërkoi falje, por nuk kishte pse. E shoh si pozitive që të gjithë duan të luajnë” deklaroi trajneri i Barcelonës.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...