U ndalua për kontrollë rutinore, policia ia konfiskon nga brezi armën pa leje 29-vjeçarit

PUBLIKUAR

Dje në një pikë kontrolli, përderisa policia e kishte ndaluar një automjet me targa  vendore  për kontrollë rutinore, gjatë kontrollit te vozitësi, policia ne brezin e tij e gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale një armë pistoletë dhe një karikator.

Në lidhje me këtë rast  i dyshiuari me inicialet P.Z i lindur në vitin 1993, është shoqëruar në stacionin policor në Suharekë, ku i njëjti është intervistuar.

“Për rastin u informua prokurori i shtetit i cili urdhëroi qe i dyshuari të ndalohet për 48 orë. Rrasit te hetohet”, njofton tutje policia.

Në vijim gjeni foto të dëshmive të konfiskuara në rast.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...