U mbajt takim informues me banorët e ndërtesave të banimit në bashkëpronësi

PUBLIKUAR

Në sallën e Kuvendit Komunal sot është mbajtur takim informues me pronarët e banesave kolektive (ndërtesa të banimit në bashkëpronësi), lidhur me projektin “Krijimi i Shoqatave të Pronarëve (SHP-ve) të ndërtesave të banimit në bashkëpronësi”, projekt ky i financuar nga Banka Botërore përmes Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE) dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Lipjanit.
Në këtë takim informues pjesëmarrës të shumtë shprehën interesimin e tyre rreth implementimit të këtij projekti dhe mundësisë që ata të jenë në mesin e përfituesve. Pyetjeve të tyre u janë përgjigjur zyrtarë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë si dhe nga përfaqësuesit e kompanive që do të implementojnë këtë projekt.
Ndryshe Komuna e Lipjanit është Komuna e parë në nivel vendi që ka nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit për realizimin e këtij projekti dhe është në mesin e katër komunave përfituese nga ky projekt.
Projekti parashef krijimin e këshillave të bashkëpronarëve në ndërtesat shumbanesore, pastaj hartimin e projektit për mirëmbajtjen e objekteve banesore dhe renovimi i këtyre objekteve, pastaj do të përzgjedhen tri objekte të mëdha shumë banesore në qender të qytetit si pilot projekt për masat e energjisë efiçiente për të cilat edhe komuna ka paraparë investime në vlerë prej 150 mijë euro për vitin në vijim. Afati i fundit për shprehje të interest është më 30 nëntor 2017 dhe aplikimet duhet të dorëzohen në arhiven e Komunës së Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Tentim vrasje në Lipjan: Viktima dërgohet në QKUK, i dyshuari në mbajtje

Një person është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshje me një tjetër. I dyshuari u...

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...