Vlora Limani-Hajnuni, kryesuese e kuvendit e cila e ka udhëhequr mbledhjen e 26-të me radhë, fillimisht ka prezantuar rendin e ditës duke i propozuar Kuvendit edhe dy propozime shtesë, kuvendi miratoi rendin e ditës me pikat shtesë, për të vazhduar më pas me raportin e punës së zyrës së zryetarit të komunës, dhe Drejtorive komunale për vitin 2015, raportin e buxhetit dhe shpenzimeve në bazë të burimit të mjeteve të kategorive ekonomike dhe programeve për vitin 2015, njofton Komuna.
Ndërsa, drejtori për Buxhet dhe Financa, Shkelzen Hajdini, ka folur për raportin e buxhetit dhe shpenzimeve në bazë të burimit të mjeteve të kategorive ekonomike dhe programeve për vitin 2015, duke thënë se falë mbështetjes nga kryetari i komunës, si dhe bashkëpunimit të mirë me Drejtoritë Komunale kemi arritur, që shpenzimi i buxhetit të jetë i kënaqshëm prej 95.79 %, dhe kemi realizuar duke tejkaluar planifikimin e të hyrat vetanake për 8.20% të cilat mjete janë destinuar për ndërtimin e shkollës në fshatin Bujari, ka thënë ndër tjera Hajdini.
Kryesuesja e kuvendit Vlora Limani – Hajnuni, ka kërkuar nga asambleistët here pas here ta respektojnë Rregulloren e Punës së Kuvendit, ndërsa këshilltarët kanë aprovuar programin komunal trevjeqar për banim 2016-2019, propozim Vendimin për dhënien e pëlqimit për ndarjen e mjeteve financiare për klubet sportive, propozim vendimin paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronave të paluajtshme- lokaleve afariste të Komunës ZK. Lipjan, propozim Vendim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës në ZK Banullë, propozim Vendim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës në ZK. Ribar i Vogël, propozim Vendim për anulimin e pjesërishëm të vendimit 1Nr. 464-123 dt.20.06.2006 dhe shkëputjen e kontratës 1-464-164 të dt. 01.08.2006 për shfrytëzimin afatgjatë të pronës së paluajtshme si dhe propozim vendim për anulimin e Vendimit 1 Nr.464-331 të dt.23.10.2003, shkëputjen e kontratës 1-463-322 të dt. 04.10.2007 për shfrytëzimin afatgjatë të pronës së paluajtshme, si dhe dy propozimet e tjera shtesë të propozuara nga kyesuesja Limani- Hajnuni në fillim të seances si: propozim Vendim për lirim nga pagesa e tarifave në institucionin për edukim dhe arsimimin parashkollor publik në Lipjan të nënave vetëushqyese për fëmijët e tyre dhe Vendim për dhënien e pelqimit për ndarjen e mjeteve financiare për bujqësi./LipjaniNews/
U mbajt mbledhja e 26-të e Kuvendit të Komunës së Lipjanit
PUBLIKUAR


