Organizuar nga Drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim dhe Kompania Konsulente Rea Prishtina në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, të marten, në sallën e Kuvendit Komunal kanë mbajtur debat publik për raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, për themelimin e Zonës Ekonomike në ZK. Qylagë.
Me këtë rast, Latif Ramadani, drejtor i Drejtoratit për Ekonomi dhe Zhvillim, para një numri të madh të qytetarëve dhe grupeve të interesit të pranishëm në këtë takim, ka prezantuar aktivitetet e deritanishme rreth projektit për Zonën Ekonomike në Kërqevë ZK. Qylagë, e cila është në procedurë të kompletimit të dokumentacionit për aplikim në Ministrinë e Tregëtisë dhe Industrisë për marrjen e liçencës.
Ndërsa, Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, gjatë këtij debati ka thënë se procesin të cilin e ka fillu Komuna e Lipjanit, për themelimin e Zonës Ekonomike në ZK. Qylagë, është proces jo i lehtë dhe jo i shpejtë, është domosdoshmëri ligjore që të krijohen parakushtet e nevojshme për të hapur mundësinë që bizneseve të ju krijohen lehtësira që të zhvillojnë veprimtarinë afariste.
Kryetari Ahmeti, ka potencuar se përpjekjet tona të përbashkëta dhe fokusi ynë do të jetë mbështjetja e investimeve dhe krijimi i politikave të shëndosha, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për zhvillim ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës, të cilat do të ndikojnë në jetën dhe mirëqenien e qytetarit, ka thënë ndër të tjera Kreu i Lipjanit.
Sami Sinani, zyrtarë i lartë në MMPH, foli për rolin dhe rëndësinë e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, duke u bazuar në ligjet në fuqi që e rregullojnë këtë fushë.
Ndërkaq, Raportin Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis e prezantoi Nysret Abdullahu, ekpsert i licencuar për hartimin e raportit të VNM-së.
Po ashtu, gjatë këtij takimi qytetarët e pranishëm, patën rastin të bëjnë pyetje dhe të japin rekomandime për raportin e VNM-së.