U mbajt Akademi Solemne për 7 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

17 shkurt 2015- Për nder të përvjetorit të shtatë të Pavarësisë së Kosovës, sot në Sallën e Kuvendit të Komunës së Lipjanit, është mbajtur Akademi Solemne.

Kreu komunal, Imri Ahmeti është shprehur se dita e 17 shkurtit shënon kurorëzimin e përpjekjeve shekullore të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

“Sot, kujtojmë kur në Kuvendin e Kosovës, 17 shkurti u shënjua si muaj i shenjtë i vitit 2008 sepse Kuvendi i Republikës së Kosovës, shpalli Kosovën shtetet të pavarur dhe demokratik”, ka theksuar kryetari Ahmeti

Kryetari Ahmeti, tha se ne, sot i kujtojmë gjithë ata burra dhe gra, bijë dhe bija, ndër breza që u flijuan për themelet e pavarësisë. Ndërkaq duke folur për sakrificën jetësore e misionare, ai ka përmendur shënjimin e historisë që e kanë bërë njerëzit e shenjtë.

“ Në këtë 7-vjetor të pavarësisë i kujtojmë të gjithë ata burra të mëdhenj që kanë ditur ta shënojnë historinë nëpër shekuj ; të tillë do mbesin, emblematika, e Ibrahim Rugovës, Adem Jasharit. Sepse përpjekjet shekullore të popullit shqiptar për liri e pavarësi janë realizuar të prirura nga këto virtyte të larta të mëshiruara në shpirtin e prijësve, dëshmorëve, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës …. mirënjohjes thellësisht përjetësuese SHBA-ve, shteteve evropiane , NATO-së dhe gjithë miqve të tjerë ndërkombëtarë, që i mundësuan vendit tonë rimëkëmbje dhe ndërtim të demokracisë”, ka thënë Ahmeti

“Tashmë kur kemi shtetin tonë të lirë, qytetarë të komunës së Lipjanit, meritoni t’ju krijojmë mundësi më të mira, dhe unë këtë jam duke e bërë çdo ditë, me tërë kapacitetin tim si kryetar i komunës” , ka thënë ai. Kryetari Ahmeti, po ashtu ka folur edhe për çështjen e migrimit, ai tha se migrimi duhet të ndjehet me përgjegjësi nga të gjithë ne, dhe i ka ftuar qytetarët komunës së Lipjanit, të jenë pjesë e zhvillimeve komunale.

Ndërsa në emër të delegacionit nga Shqipëria, akademinë solemne e ka përshëndetur, Aflred Qafa, kryetar i komunës së Fushë-Arrëzit.

“ Kam kënaqësinë që jam sot këtu në mesin tuaj, me rastin e 7 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, 17 shkurti i ka bashkuar shqiptarët kudo që janë”, ka thënë kryetari Qafa.

Pas akademisë solemne, kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë të tij, ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Kleçkë, varrezat e martirëve në Ribar të Vogël, Hallaç i Vogël dhe Sllovi

SHIKO MË SHUMË

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...